Vista Group është një kompani investore që operon në tregun e pasurive të paluajtshme në Shqipëri. Aktiviteti i kompanisë i ka fillesat në vitin 2005, si fillim me investim blerjen e tokave dhe më pas me zgjerim duke kaluar në zhvillim, ndërtim dhe shitje vilash. Që prej fillimeve të veta, Vista Group punon paralelisht në tre dimensione: Zhvillim – Ndërtim – Shitje Aktiviteti i zhvillimit përfshin blerjen e tokave, konceptimin dhe projektimin e rezidencës apo objekteve të banimit, si dhe zhvillimin e infrastrukturës së zonës përreth. Vista Group kryen gjithashtu funksionin e ndërtuesit të objekteve të banimit, kryesisht vilave. Shitja është një kolonë tjetër e rëndësishme e kompanisë Vista Group, e fokusuar jo vetëm në shitjen e objekteve të përfunduar apo në zhvillim, por edhe ofrimin e mundësisë për investim, ndërtim apo pjesëmarrje në forma të tjera në proçesin e krijimit të rezidencave luksoze të vilave.

Show Image