Portovista Project

Vista Group projekton ndërtimin e një zone turistike multidisiplinore në qytetin e Vlorës, me qëllim nxitjen e turizmit outdoor ku bazë do të jetë nxitja e turizmit aktiv dhe atij sportiv. Projekti konsiston në krijimin e një vend parkimi për rulotë, ndërtimin e një Country Bar dhe nxitjen e aktivitetit të peshkimit nga amatorët dhe turistët e thjeshtë.
Pse duhet të investoni në këtë projekt? Projekti synon të sjellë një frymë moderne në turizmin e qytetit të Vlorës, me nxitjen e aktiviteteve turistike që i japin larmishmëri dhe diversitet një dite pushimi të zakonshme.