Kompleksi Daias 2

Një rezidencë e re luksoze është projektuar të ndërtohet në fshatin Daias, vetëm 15 minuta larg qendrës së Tiranës. Rezidenca prej 11.900m2 do të përbëhet nga 11 vila luksoze që përveç cilësisë moderne në konceptim, ndërtim dhe arkitekturë, do të ofrojnë mundësinë për të jetuar në zemër të një oazi natyror si fshati Daias.
Rezidenti do të jetë spektator i jetës në fshat, dhe njëkohësisht pjesëmarrës në natyrën e paprekur që ofron fshati Daias. Jetesa në këtë rezidencë do të jetë një përvojë që do të ofrojë qetësi shpirtërore, mendore dhe fizike për banorin, përkatësi në një komunitet të përzgjedhur banorësh dhe një afërsi me natyrën e zonës (rezidenca ndodhet pak minuta larg Liqenit të Farkës dhe lumit të fshatit). Pamja përfshin malin e Dajtit dhe kështjellën e Petrelës.
Vilat do të kenë të paktën 3 dhoma gjumi dhe 3 banja, salloni përballë kopshtit të vilës dhe studio me oxhak ku ju mund të punoni. Vilat gjithashtu do të kenë qilarë të nëndheshëm për koleksionuesit e verërave si dhe hapësirë e dedikuar për fitness.