The first of its kind in Albania
Vista Group është një kompani investore që operon në tregun e pasurive të paluajtshme në Shqipëri. Aktiviteti i kompanisë i ka fillesat në vitin 2005, si fillim me investim blerjen e tokave dhe më pas me zgjerim duke kaluar në zhvillim, ndërtim dhe shitje vilash.
Që prej fillimeve të veta, Vista Group punon paralelisht në tre dimensione:
Zhvillim – Ndërtim – Shitje
Aktiviteti i zhvillimit përfshin blerjen e tokave, konceptimin dhe projektimin e rezidencës apo objekteve të banimit, si dhe zhvillimin e infrastrukturës së zonës përreth. Vista Group kryen gjithashtu funksionin e ndërtuesit të objekteve të banimit, kryesisht vilave.